back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPlagoset një person në rrugën Klinë – Gjakovë, ishte duke udhëtuar me...

Plagoset një person në rrugën Klinë – Gjakovë, ishte duke udhëtuar me familjen e tij

Të ngjajshme

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Trajneri e konfirmon, Xhaka do të jetë kapiten i Sunderlandit

Të shtunën, Granit Xhaka, debutoi me fanellën e Sunderlandit,...

Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Klinë – Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij.

Ai theksoi se rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Ne ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur. Viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, deklaroi Elezaj.

- Advertisement -

Të Fundit