back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajraktari: Prokuroria në Hagë s’arriti të argumentojë pikën kyçe “Ndërmarrje e përbashkët...

Bajraktari: Prokuroria në Hagë s’arriti të argumentojë pikën kyçe “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Të ngjajshme

Jasir Asani nënshkruan me skuadrën nga Irani

Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar...

“Pastrimi” gjen te kontejnerët dallamë e jelek tradicional nusesh

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë...

Trajneri e konfirmon, Xhaka do të jetë kapiten i Sunderlandit

Të shtunën, Granit Xhaka, debutoi me fanellën e Sunderlandit,...

Pas raportimit se Specialja në Hagë në gjykimin e ish–drejtuesve të UÇK-së ka pranuar dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe nga struktura të tjera të këtij shteti, në Kosovë janë thelluar dyshimet për proces të drejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Avokati Ardian Bajraktari në intervistë për Ekonomia Online e cilëson këtë proces në Hagë si me jo pak shkelje.

“Procesi në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë ka hyrë në një fazë të rëndësishme, ku rol determinues do të ketë pala mbrojtëse. Ecuria e procesit deri tash është shoqëruar me jo pak shkelje, duke filluar nga mungesa e transparencës e deri te në një proces të tejzgjatur. Pastaj ka pasur edhe sfida, të cilat nuk do të duhej të ndodhnin, me theks të veçantë për sa i përket çështjes së aspektit financiar, pra mbulimit të pagesave të avokatëve mbrojtës”, tha ai.

Avokati vlerësoi se pika kyçe e aktakuzës “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ka arritur të argumentohet.

“Sipas asaj që kemi parë deri më tash, në bindjen time, me theks të veçantë sa i përket asaj që njihet si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, që është pika kyçe e aktakuzës, prokuroria nuk ka arritur të argumentojë një gjë të tillë. Nga shtatori e tutje presim dëgjimin e dëshmitarëve të ftuar nga ana e palës mbrojtëse dhe gradualisht po shkojmë drejt përfundimit të këtij procesi, i cili në bindjen time do të përfundojë nga fundi i këtij viti, eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm”, tha për Ekonomia Online, avokati Bajraktari. /EO/

- Advertisement -

Të Fundit