back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePjesët e para: Prishtina po i humb tri pikë të mëdha ndaj...

Pjesët e para: Prishtina po i humb tri pikë të mëdha ndaj kampiones, gabon edhe Feronikeli

Të ngjajshme

KQZ: Vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha...

Mbappe drejt 50 golëshit me Realin, mund ta arrijë këtë shifër sonte në Champions

13 muaj pas arritjes në Madrid, Kylian Mbappé është...

Veteranët ia përcjellin Kroacisë shqetësimet për Specialen

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë...

Eva Murati reagon pas komentit për dasmën e ish-it të saj

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin,...

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të cilat filluan në orën 16:00, në kuadër të xhiros së 30-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Drita po e mposht Prishtinën me rezultat 1:0 pas këtyre 45 minutave të parë. Nëse rezultati nuk ndryshon në pjesën e dytë, kjo do të jetë një goditje e rëndë për shpresat e kryeqytetasve për ta fituar titullin kampion, raporton Gazeta Express.

Golin e epërisë për gjilanasit, që edhe janë kampion në fuqi të Superligës së Kosovës, e shënoi Fidan Gërbeshi pas 14 minutave lojë. Ai u tregua i saktë nga penalltia, të cilën Drita e fitoi pasi Endrit Krasniqi u pengua brenda zonës së portierit nga Bekteshi i Prishtinës.

Në anën tjetër, derbi i qytetit në Skënderaj nuk pati fitues në pjesën e parë, pasi që as Feronikeli e as Drenica s’e gjetën portën në këta 45 minuta të parë.

Siç qëndrojnë rezultatet për momentin, edhe Prishtina edhe Feronikeli po humbasin pikë të rëndësishme në garën për titull. Feronikeli po e mban pozitën e parë, me një pikë më shumë sesa Prishtina, por gjithçka mund të ndryshojë me ndeshjen e nesërme të Llapit, që radhitet i treti. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz