back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaShowBizPitt po kërkon miliona euro dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij?

Pitt po kërkon miliona euro dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij?

Të ngjajshme

Beteja ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie për vreshtarinë e tyre franceze Château Miraval ka arritur në tjetër nivel.

Sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura në fund të tetorit, Pitt po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij për shitjen e aksioneve të saj në pasuri, transmeton Indkeosnline.

Paditë bazohen në email-et e dërguara nga avokatët e Angelina Jolie vitin e kaluar, të cilat ekipi ligjor i Pitt tani i ka paraqitur si provë, raporton People.

Ekipi i Pitt paraqiti një komunikim të ri në gjykatë më 29 tetor në lidhje me shitjen e aksioneve të Jolie në punishte vere në vitin 2021.

Ndër provat është një email nga nëntori 2023, në të cilin avokatët e aktores së famshme i përgjigjen padisë së Pitt. “Z. Pitt krijoi vetë kompleksitetin e këtij projekti për veten e tij , ai po padit znj. Jolie dhe po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim”, shkruan avokatët në atë kohë.

“Prandaj, ai duhet të mbajë koston e përgatitjes së dokumenteve që do të tregojnë (ose nuk do të tregojnë) këto dëme të supozuara.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz