Pitoni katër metra i gjatë ia gëlltit dhinë për së gjalli, fermeri i nervozuar e bën “shosh” me revole (Video+18)
03

Lexo edheVIDEO/ Fëmija qante sa herë që vinte dado, nëna vendos kamer të fshehtë, shokuese nga ajo që shikon

Ky është momenti rrëqethës kur një gjysh nga Florida qëllon për vdekje me revole gjarprin e gjatë plot katër metra, pasi i kishte mbytur njërën nga dhitë e tij.
Scott Dame 63-vjeç, ka hapur zjarr ndaj një pitoni të cilin e kishte gjetur nipi i tij rreth 300 metra larg shtëpisë dhe fermës, i cili ishte mbështjell rreth dhisë së tyre.
Plumbi i parë që e shkrepi Dame duket se nuk pati edhe aq efekt në pitonin gjigant i cili kishte mbështjellë trupin në dhinë, por pas disa plumbave tjerë ajo mbeti në vend e larë në gjak.
Dame kishte filmuar momentin kur fillon ta gjuaj gjarprin me revole, ndërsa videon e këtij incidenti e ka shpërndarë në mediat sociale mbesa e tij.

Lexo edheVIDEO/ Fëmija qante sa herë që vinte dado, nëna vendos kamer të fshehtë, shokuese nga ajo që shikon

