Arrestohet i dyshuari për mashtrimin e tre personave, iu mori para për viza pune në Gjermani
dp
Lexo edheA do të kandidojë Armend Zemaj për kryetar të LDK-së?
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kamenicë të dyshuar për mashtrim, i cili ishte në kërkim policor për shkak të një rasti të raportuar në tetor të vitit 2023.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në tetor të vitit 2023 kishte mashtruar tre persona, po ashtu meshkuj kosovarë, duke u marrë nga 1,200 euro secilit me premtimin se do t’ua siguronte termin për viza pune në Gjermani.
Pas një periudhe në kërkim policor, i dyshuari është arrestuar më 11 nëntor 2026.
Lexo edheA do të kandidojë Armend Zemaj për kryetar të LDK-së?
Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë, tetor 2023. Më 11.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor–2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200 € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.