BallinaShqiptarePezullohet gjoba 110 milionë euro ndaj Shqipërisë, arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin

Pezullohet gjoba 110 milionë euro ndaj Shqipërisë, arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin

Të ngjajshme

“Ai e ndryshoi lojën”, Arteta me fjalë të mëdha për 16-vjeçarin Dowman

Mikel Arteta e përshkroi momentin kur Max Dowman u...

Mitrovicë: Një person arrestohet pasi dyshohet se sulmoi dy policë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se...

Ja si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit

Greta është përjashtuar mbrëmë nga shtëpia me e famshme...

Katër persona përfshihen në rrahje në Prishtinë, njëri theret me thikë

Katër persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje,...

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti. Por edhe pse vendimi është i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e bankës botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara. Ky është mekanizmi që ka shfrytëzuar Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës është pranuar nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohëshëm të ekzekutimit `gjobës.

Sipas njoftimit të publikuar nga gjykata, rezulton se qeveria shqiptare ka ndryshuar dhe studion ligjore që do të bëjë mbrojtjen e Shqipërisë. Nëse në gjyqin e parë Shqipëria u përfaqësua nga 4 avokatë britanike, këtë herë Avokatura e Shtetit ka përzgjedhur Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Kjo është hera e parë që Shqipërisë i pranohet ankimimi i një vendimi të formës së prerë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për konfliktet e investimeve. Pas këtij hapi, gjykata pritet të ngrejë një komision me tre gjyqtarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në gjyqin e parë. Dhe është ky komision i cili do të vendosë nëse do ta lërë në fuqi apo ta anulojë gjobën./top channel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz