BallinaLajmePesë të arrestuar për vrasjen në Sharban të Prishtinës

Pesë të arrestuar për vrasjen në Sharban të Prishtinës

Të ngjajshme

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Shala: Çmimi i energjisë mund të rritet deri në 20 për qind

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala,...

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve sot në fshatin Sharban të Prishtinës, ndërkohë që është vënë në kërkim edhe pas të dyshuarit të gjashtë.

Në incidentin me armë zjarri ka humbur jetën Sh. R.,  rreth 60-vjeç, i cili duke mos mundur t’u përballojë plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë, derisa personat e plagosur janë F. R., 33-vjeç dhe Xh. R., 30-vjeç, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia është duke hetuar rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si vrasje e rëndë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz