back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmePërplasja e krerëve të Kosovës me Erdoganin

Përplasja e krerëve të Kosovës me Erdoganin

Të ngjajshme

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është...

Samsung prezanton Galaxy XR, konkurrenti i Apple Vision Pro me sistemin Android XR

Samsung ka zyrtarizuar Project Moohan me emrin Galaxy XR,...

Bellingham i jep goditjen e madhe Juventusit, shënon nga afërsia

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Real Madridit...

Skandali me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq është thelluar gjatë fundjavës, me përplasjet mes krerëve të institucioneve të shtetit, por edhe me një tensionim raportesh me shtetin turk.

Rasti, që ka shkaktuar një valë reagimesh brenda vendit, ka nxjerrë në pah këndvështrime të ndryshme mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa Haradinaj, i cili insiston se nuk ka qenë i njoftuar për aksionin që rezultoi me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, ka marrë vendim për shkarkim të zyrtarëve përgjegjës – ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, presidenti Thaçi e ka mohuar shkarkimin e kreut të AKI-së.

Në një konferencë për media, të mbajtur të shtunën, Thaçi ka thënë se paraprakisht duhet të hetohet përgjegjësia, dhe më pas të merren masat, ndërsa nga përgjegjësia nuk ka përjashtuar as Haradinajn.

Paralelisht me përplasjen në distancë mes Haradinajt dhe Thaçit, situata është rënduar edhe më shumë pas një deklarate të presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdgoan, i cili me tone kërcënuese ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për shkarkimin e dy zyrtarëve që ndihmuan në deportimin e shtetasve turq, që regjimi i Erdoganit i kërkon si pjesëtarë të organizatës së klerikut Fetullah Gylen, i akuzuar për organizim të grusht shtetit të dështuar kundër Erdoganit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz