back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeErërat e forta lanë pa kulm shumë shtëpi në Kosovë

Erërat e forta lanë pa kulm shumë shtëpi në Kosovë

Të ngjajshme

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është...

Samsung prezanton Galaxy XR, konkurrenti i Apple Vision Pro me sistemin Android XR

Samsung ka zyrtarizuar Project Moohan me emrin Galaxy XR,...

Bellingham i jep goditjen e madhe Juventusit, shënon nga afërsia

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Real Madridit...

Flutura Qallaku dhe familja e saj në Pejë kanë mbetur pa shtëpi, që nga mesnata e së shtunës.

Shtëpia u përfshi nga flakët e familjarët thonë se kjo ndodhi nga energjia elektrike për shkak të erërave të forta, raporton KTV.

Familja tregon se probleme me energjinë elektrike kishin pasur edhe më herët.

Por, era e fortë nxori në pah ndërtimet e dobëta në institucione publike.

Shkolla “28 Nëntori” në Raushiq ka vetëm dy vjet që është përuruar, por asaj i është dëmtuar kulmi, duke bërë që uji nga shiu të pikojë brenda shkollës.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, tregon se nuk ka buxhet për raste emergjente.

Sheremeti tregon se gjatë orëve të fundit, kanë intervenuar në 25 raste, të cilat kanë pasur të bëjnë me dëmtime në sistemin e shpërndarjes së rrjetit elektrik dhe në çati.

Kurse, afër 200 thirrje ka pranuar Drejtoria e Emergjencave mes së shtunës dhe së dielës, për të kërkuar ndihmë për pasojat nga stuhia e erës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz