BallinaLajmePërplas për vdekje me makinë 75-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Përplas për vdekje me makinë 75-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Të ngjajshme

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin...

Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë i moshuari me inicialet J.S. është përplasur nga një automjet, i cili më tej është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti është regjistruar në unazën e qytetit, ku i moshuari ka qenë duke ecur i vetëm, kur është përplasur për vdekje nga automjeti.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i kanë bërë me dije policisë se ka qenë një Volksëagen Polo mjeti që ka goditur 75-vjeçarin vetëm pak metra larg banesës së tij.

Dyshimet e para pas këqyrjes së vendit të ngjarjes bëjnë me dije se dyshohet që automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit, çka ka shkaktuar edhe përplasjen e fortë të 75-vjeçarit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë identifikuar viktimën, ndërsa po punohet për të kapur drejtuesin e mjetit./TCh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz