Përgjaket ish-negociatori serb në bisedimet me Kosovën
BILLI·

Ish-kryenegociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviç është sulmuar në Krushevc të Serbisë.
Pamjet e publikuara nga mediat serbe e shfaqin Stefanoviq me plagë në kokë.
Gazeta serbe ‘Blic’ shkruan se ai u sulmua nga persona të maskuar.
Udhëheqësi i së majtës serbe ndodhet në spital.

Lexo edheE ndihmuan adoleshenten siriane të ribashkohet me familje
Aktualisht nuk dihet më shumë rreth gjendjes së tij, por nga pamjet duket se ka marrë lëndime serioze.
Për shumë vjet Stefanoviq u përball në Bruksel me shefen e dialogut nga Kosova Edita Tahiri.














