Ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiq që është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ende nuk dihet qartë se në çfarë formati janë takuar dy presidentët, por Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se ky takim tashmë ka përfunduar.
Thaçi dhe Vuçiq ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vizita të ndara ku pritet të takohen me zyrtarë të lartë amerikanë.