Rrustemi: Kurdo që takohen Kurti e Abdixhiku do të propozojnë emrat konkret për president
dp

Lexo edheZjarr i madh pranë Hotel Turizmit në Sarandë, zjarrfikësit në vendngjarje

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë e kurdo që të mbahet takimi i radhës në mes të Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, në të do të diskutohet për emra konkret për president, shkruan Express.
“Palët janë marrë vesh të vijnë në takim me emra”, ka thënë Rrustemi.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e Presidentit të Kosovës.

Lexo edheZjarr i madh pranë Hotel Turizmit në Sarandë, zjarrfikësit në vendngjarje
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se takimi është planifikuar të nisë në orën 18:00.