BallinaLajmePërfundon ndeshja në Angli, shkarkohen te dy trajnerët

Përfundon ndeshja në Angli, shkarkohen te dy trajnerët

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Dy trajnerë të shkarkuar në përfundim të së njëjtës ndeshje. Ka ndodhur në Angli, më saktësisht në Championship.

Shkarkimi i njëkohshëm ka shkaktuar shumë interes, po kush janë dy trajnerët e larguar?

Bëhet fjalë për Garry Monk dhe Carlo Carvahal, të shkarkuar në përfundim të ndeshjes mes Middlesbrough dhe Sheffield Wednesday.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që dy trajnerë të gjendeshin pa punë pasi janë përballur në të njëjtën ndeshje.

Monk-ut, ish-trajneri i Swansea-s, nuk i ka mjaftuar fitorja e arritur dhe klubi ka vendosur që ta shakrkojë në ditën e Krishtlindjes.

I njëjti fat i ka takuar edhe trajnerit rival të Sheffield Wednesday, edhe pse situata e këtij të fundit ka qenë më e keqe, me skuadrën që ka marrë vetëm 6 fitore në 23 ndeshjet e zhvilluar nën drejtimin e tij.

Pas dy vitesh me Sheffield, Carlos Carvahal kishte vetëm një mundësi për të shpëtuar: duhej të fitonte ndaj Middlesbrough.

Nuk ka arritur ta bëjë, duke regjistruar ndeshjen e tetë radhazi pa fitore dhe humbjen e tretë radhazi në Championship.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz