Pas vizitave mjekësore, Franco Mastantuono u bë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit.
Ndërkohë, super-talenti argjentinas, i cili i mbushi pikërisht sot 18 vjet, foli në konferencë për shtyp për përshtypjet e para si madrilen, shkruan “Gazeta Expres”.
Ndërkohë, ai nuk e fshehu admirimin për bashkëkombësin e tij, Lionel Messi, të cilin e konsideroi si më të mirin prej të gjithëve, përkundër faktit se u transferua në një klub që kishte rivalitet me legjendën argjentinase sa ishte pjesë e Barcelonës.
“Messi. Nuk shoh të tjerë si ai. Unë jam nga Argjentina…”, u shpreh Mastantuono.
Në të kaluarën lojtarët e Realit s’kanë guxuar të thoshin se Messi është më i miri, njëjtë siç s’kanë guxuar të thoshin ata të Barcelonës se Cristiano Ronaldo është më i miri.
Por tash gjërat kanë ndryshuar pas largimit të dy legjendat nga këto dy klube.
Ish-futbollisti i River Plates tha se ka ende shumë për të mësuar dhe premtoi se do të japë gjithçka për fanellën e bardhë.
“Në fushë do ta keni një tifoz më shumë”, përfundoi ai. /Gazeta Express