BallinaLajmePërçahet PDK në Podujevë, e gjithë kryesia e partisë pritet të japë...

Përçahet PDK në Podujevë, e gjithë kryesia e partisë pritet të japë dorëheqje – Enver Hoxhaj takohet me ta

Të ngjajshme

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Mëngjesin e sotëm, Naim Fetahu, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë, shkruan Gazeta Blic.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Fetahu, i cili në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtur me 29 nëntor, doli në vendin e tretë.Në njoftimin e tij, Naim Fetahu, i renditi arsyet pse po largohet nga PDK.

Tha se largimin po e bënë nga pozitat brenda PDK-së, por jo edhe nga politika. Por, Gazeta Blic merr vesh që nuk do të jetë vetëm Naim Fetahu, ai që do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Siç mëson gazeta, largimin nga PDK, do ta bëjnë të ditur gjatë ditës së sotme, pothuajse e gjithë kryesia e partisë në Podujevë.

Madje, për një gjë të tillë, ata do të mbajnë një takim me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.Takimi do të mbahet sot në orën 16:00, në zyret e PDK-së në Podujevë.

I pyetur për largimin e kryesisë së PDK-së në Podujevë, Gazeta Blic, ka kontaktuar tashmë të dorëhequrin nga drejtimi i saj, Naim Fetahu. Fetahu ka konfirmuar se do të takohen me u.d. e kryetarit të PDK-së në Podujevë, Enver Hoxhaj, por nuk ka dashur të flas më shumë. Fetahu ka thënë se gjithçka që ka pasur të thotë, e ka thënë në njoftimin e tij për largimin nga PDK.Por, shton se ai nuk e ka ftuar asnjë zyrtarë tjetër të PDK-së në Podujevë, që të largohet nga partia.

“Krejt ç’ka kam pas me than e kam thanë, diçka më shumë s’kam ç’ka shtoj. Sot kemi takim në orën 16:00 me Kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, dhe besoj se për gjërat e tjera është i mjaftueshëm shkrimi që e kam bërë”, ka thënë Fetahu.

“Nuk kam kërkuar që të bashkangjitet askush për largim nga partia. Edhe një herë po të them nuk kam çka i shtoj njoftimit tim”, ka përfunduar Fetahu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz