U akuzua nga opozita, reagon Ilir Ferati: Po i politizoni turpnisht këto situate, UÇK është e popullit

Opozita në Istog e ka akuzuar sot kryetarin Ilir Ferati për mungesë në seancën ku pritej të shqyrtohej dhe miratohej një deklaratë për aktgjykimin në Hagë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar fuqishëm i pari i komunës, Ilir Ferati.
“Turpin e marren le ta mbajnë ata që s’kanë turp as marre me i politizu këto situata!
Si Kryetar i Komunës, asnjë diskutim s’kam pasë me asnjë akter politik partiak lokal në raport me seancën e thirrur për të shqyrtuar dhe aprovuar deklaratën kundër Aktgjykimit të Hagës, as nuk na janë kërkuar nënshkrimet e grupit të kuvendarëve të LDK-së për seancë!
Seanca e rregullt e Kuvendit është të hënën, ku pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i deklaratës kundër Aktgjykimit që tenton ta dënojë luftën e pastër të djemve e vajzave të UÇK-së.
Këtu, Zot të kësaj Shtëpie më ka zgjedhur qytetari istogas pikërisht me 60%, për t’i përfaqësu ata, edhe do t’i përfaqësoj denjësisht, pa ra pre e asnjë agjende politike partiake që tenton të keqpërdorë emocionin qytetar për UÇK-në.
Të dashur qytetarë, ashtu siç edhe patë në media, diskutimi i tyre agravoi në gjuhë puro partiake, ashtu siç edhe e kanë qëllimin!
Sa i përket vlerave të luftës, e pastërtisë së UÇK-së, jam këtu e kam qenë këtu bashkë me secilin e bashkë me organizatat e dala nga lufta e pastër e UÇK-së, e dëshmitar i kësaj që po e them është puna e madhe që e kemi ba si ekzekutiv në këtë drejtim për këto vite sa jemi në krye të Komunës!
UÇK-ja s’ka parti, UÇK-ja s’është individ, është e Popullit Shqiptar, dje, sot e përjetësisht” shkruan Ferati në reagim./Indeksonline/

Lexo edhe24 tonë mish viçi nga Brazili i skaduar për “Apetit” bllokohen në Tivar, ngarkesa ishte nisur drejt Kosovës












