BallinaLajmePër të marrë nënshtetësinë kosovare, shqiptarëve të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe...

Për të marrë nënshtetësinë kosovare, shqiptarëve të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë po u kërkohet kjo dëshmi

Të ngjajshme

Thaçi: Kosova drejt krizës së thellë politike, rrezikon zgjedhje të treta radhazi

Emrush Thaçi ka komentuar zhvillimet rreth seancës së jashtëzakonshme...

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të...

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Një numër i madh i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë aplikuar për të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës, njofton agjencia e lajmeve në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, INA.

Sipas kësaj agjencie, shumë prej këtyre shqiptarëve, nuk kanë ndonjë trajtim më të veçantë nga kinezët, amerikanët apo gjermanët.

“Përpos procedurave të stërmundimshme, shqiptarët detyrohen që të hyjnë edhe në testin e gjuhës shqipe për ta marrë shtetësinë. Skandali është se shqiptarët duhet të dëshmojnë se njohin gjuhën e tyre të nënës. Është absurde se për një lejeqëndrim shqiptarët e Luginës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, sikur edhe kinezët apo gjermanët duhet të dorëzojnë një listë dokumentesh.”, thuhet nga kjo agjenci.

Tutje kanë shtuar se besohet që ligji është kopjuar apo përshkruar nga shtete tjera./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz