back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePDK: Pas skandaleve korruptive të Shpend Ahmetit, asamblisti i Vetëvendosjes i bashkohet...

PDK: Pas skandaleve korruptive të Shpend Ahmetit, asamblisti i Vetëvendosjes i bashkohet PDK-së

Të ngjajshme

Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët

Faqja volcanodiscovery.com ka dhënë detaje për tërmetin në Kosovë,...

Komuna e Skenderajt del me njoftim pas tërmetit në Kosovë

Skenderaj, 10 shkurt – Komuna e Skenderajt ka dalë...

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

PDK nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se pas shpërthimit të aferave korruptive në qeverisjen e Shpend Ahmetit, partinë Vetëvendosje po e braktisin edhe asamblistët e vet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Asamblisti i ri i Vetëvendosjes, Misim Bajrami, sot i është bashkuar Partisë Demokratike në Prishtinë.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë në marrëveshje me anëtarët e tjerë të pikës së Vetëvendosjes në Hajvali, e cila është shumë e pakënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit.

“Pakënaqësia e banorëve të Hajvalisë me qasjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe skandalet e tyre, të cilat kanë shpërthyer këto javë, më kanë bërë që të reflektojë dhe t’i bashkohem PDK-së, e cila është opozitë në Prishtinë. Unë si asamblist dhe si pjesë e deritashme e Vetëvendosjes turpërohem me punësimet partiake të militantëve të dhunshëm të tyre në Ndërmarrjet Publike, me aferat korruptive në sektorin e ndërtimeve, me degradimin e arsimit dhe me injorimin e vazhdueshëm të kuadrove nga Prishtina. Pra, ndjehem i tepërt të vazhdojë të qëndrojë më tutje si pjesë e një partie, e cila me taksat e qytetarëve të Prishtinës financon aktivitetet e kundërligjshme të grupeve të dhunshme të tyre”, ka thënë asamblisti i deritashëm i Vetëvendosjes.

Bajrami u shpreh i dëshpruar, sepse, siç tha ai, bashkë me shumë të tjerë ishte anagazhuar në Vetëvendosje duke besuar në ndryshim, por jo në një ndryshim për jetën dhe luksin e shefave të Vetëvendosjes, por në një ndryshim shoqëror të përgjithshëm.

Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Celaj, me kalimin e Bajramit në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tash janë partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Duke i dëshiruar mirëseardhje asamblistit të Vetëvendosjes në PDK-në e Prishtinës, Celaj ka thënë se derisa qeverisja e Shpend Ahmetit, e cila administratën e ka mbushur përplot me militantë të dhunshëm të Vetëvendosjes, kurse taksat e prishtinasve ua ka dhënë kompanive të afërta me Vetëvendosjen, është munduar edhe t’i blejë asamblistët e PDK-së në Prishtinë dhe nuk ka arritur, asamblistët e Vetëvendosjes të zhgënjyer prej tyre po i bashkohen Partisë Demokratike në Prishtinë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz