PDK në Qendër deklarohet rreth përplasjeve në Skenderaj

Përplasjet e fundit në degët e Partisë Demokratike në Kosovës (PDK) në Skenderaj, duket se nuk i kanë bërë aq shumë përshtypje strukturave të kësaj partie në Qendër.
Deri më tani nuk është caktuar asnjë takim i PDK-së në Qendër që t’i diskutojë zhvillimet e fundit atje.
Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për Gazetën Insajderi se përplasjet e degëve të PDK-së në Skenderaj janë punë e tyre.
“Punë të tyre janë ato”, ka thënë sekretari i PDK-së për Insajderin.
I pyetur nëse PDK në Qendër ka diskutuar rreth përplasjeve që po ndodhin atje, ai ka thënë se nuk kanë mbajtur takim të tillë.

Lexo edheBerisha: Mungesa transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal të Drenasit, zbeh transparencën në Komunën e Drenasit!
“Nuk kemi bërë takim që të merremi me këtë punë”, ka thënë tutje ai.
Për më tepër, degët e PDK-së në Skenderaj kanë nisur përplasjen për shkak të mosmarrëveshjeve mes ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
E gjithë kjo erdhi kur kryetari i degës, Sami Lushtaku, shkarkoi nga detyra e nënkryetarit Bekim Haxhiun dhe shtatë anëtarë të kryesisë, me arsyetimin se janë të papërgjegjshëm rreth punëve të partisë.
Madje përplasja mes tyre kishte shkuar deri në atë masë, saqë Lushtaku e kishte quajtur “zagar” Haxhiun./Insajderi.com














