back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmePasuria e Limajt e deklaruar në Agjensionin kundër korrupsion, vazhdon të mbetet...

Pasuria e Limajt e deklaruar në Agjensionin kundër korrupsion, vazhdon të mbetet në kredi!

Të ngjajshme

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj...

Klodi nuk e duron Beniten: “Flet kot”

Kushtrimi, Klodiani dhe Benita kanë vazhduar edhe sot me...

Murati tregon shumën e kursimeve të qytetarëve nëpër bankat komerciale

Ministri në detyrë i Fiancave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

Zëvendës Kryeministri Fatmir Limaj në deklarimin e pasurisë për vitin 2018 ka deklaruar të njëjtat të dhëna, përveç pagës së tij që ndryshon, meqë vitin e kaluar, Limaj kishte qenë deputet, ndërsa muajt e fundit të 2017 u emërua si zëvendës kryeministër.

Njëjtë si herën e kaluar, Limaj ka deklaruar një banesë banimi me vlerë prej 70 mijë euro, një shtëpi banimi me vlerë prej 250 mijë euro dhe 14 hektarë tokë me vlerë prej gjysmë milioni euro.

Në 2017, Limaj kishte deklaruar se ka detyrime financiare apo kredi me vlerë prej 40 mijë euro, e që duhet ta kthejë për 10 vite.

Edhe tash, 1 vit më vonë, Limaj ka deklaruar të njëjtën. Thotë se ka 40 mijë euro kredi, e që duhet ta kthej për 10 vite.

Krejt çka ka ndërruar në pasurinë e Fatmir Limajt, sipas deklarimit të tij, është paga.

Ai si deputet i Kuvendit të Kosovës ishte paguar 1 mijë e 377 euro, ndërsa tash si zëvendës kryeministër ai paguhet neto 1 muaj e 356 euro, apo 21 euro më pak./Kallxo.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz