Pas Mustafës, Kosnett takohet edhe me Kurtin, kërkon që sa më shpejtë të formohet qeveria
BILLI

Lexo edhe“Për PDK Anamorava nuk ekziston “, përçarje pas Këshillit Drejtues në këtë parti

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot gjatë ditës ka takuar kryetarin e LVV, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbëri Nagavcin.
Pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazeta Express merr vesh se Kosnett ka takuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Merret vesh se temë kryesore e diskutimit, ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.
Kosnett ndryshe sot është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun.
Lexo edhe“Për PDK Anamorava nuk ekziston “, përçarje pas Këshillit Drejtues në këtë parti
Ambasadat në vend që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejtë të formohen institucionet në vend, derisa, ka pasur disa takime me liderët e LDK-së dhe LVV-së.
Kërkesat e tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në javën që lamë pas.
Derisa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK dhe LVV nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti.