back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme“Për PDK Anamorava nuk ekziston “, përçarje pas Këshillit Drejtues në këtë...

“Për PDK Anamorava nuk ekziston “, përçarje pas Këshillit Drejtues në këtë parti

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Ish kryetari i komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës Qemajl Mustafa ka reaguar ashpër pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK e me ç`rast janë emëruar edhe disa njerëz në Kryesi të kësaj partie.

Mustafa ka shkruar se ka mos përfaqësimin të njerëzve të PDK nga Vitia e Kamenica e që kjo sipas tij është një e padrejtë që po i bëhet këtyre dy degëve nga vet kryetari Kadri Veseli dhe të tjerët në këtë subjekt politikë, shkruan Gazeta Blic.

Ky është njoftimi i plotë i Qemajl Mustafës.

“Aktivistët dhe anëtarësia e gjërë e Gjilanit dhe e Anamoravēs u ndjenë arsyeshëm të zhgënjyer me mungesën totale të përfaqësimit të degëve tona në kryesinë e PDK në qendër. Ishte befasi edhe për secilin prej nesh. Aq më parë dhe aq më shumë ishte befasi sepse lideri i ri i partisë z. Kadri Veseli premtoi qasje plotësisht meritore dhe të ekuilibruar ndaj inividëve dhe degëve, ndaj komunave e rajoneve të vendit.

Gjilani do të jetë i përfaqēsuar gjithësesi me 9 emrat tjerë në kryesi që do të vendosen gjatë Janarit 2020 nga kryetari dhe KD. Duhet insistuar që në kryesi të jetë gjithësesi edhe Vitia e Kamenica. Është e pakuptueshme që nga një rajon për të cilin u tha dje në KD se PDK thuaja fare nuk ekziston, vijnë në kryesi mbi 5 emra. E pra, kryetar ne edhepse kemi rënë dukshëm si Anamoravë, ne ekzistojmë. Ekzistojmë mirë bile. Ne ju kemi sjellë mbi 14000 vota edhe në këto rrethana. Situata në të cilën është sot PDK e Anamoravës don qasje të veçantë për analizë. Ne, dega e PDK në Gjilan një analizë të tillë e kemi dërgue në tavolinën e liderit të partisë. Ajo duhet të lexohet fare kujdesshëm. PDK e Gjilanit dhe Anamoravës don diagnostifikim të saktë dhe terapi adekuate. Lëngata e saj tashmë nuk është akute. Është e gjatë dhe kronike. Është me shenja të dukshme kanceroze. Për krejtë këtë gjendje do të pasojë një shqyrtim imi më i gjatë ditëve të pata pas festēs së vitit të ri. Deri atëherë, gëzuar për ndërrimin e moteve!. Me fat të mirë!”, ka shkruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz