BallinaLajmeKonjufca: Dialogu Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”

Konjufca: Dialogu Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”

Të ngjajshme

Barcelona dorëzon ankesë të dytë për gjyqtarët

Barcelona ka dorëzuar një ankesë të dytë në UEFA...

Dodik ndjek retorikën e Vuçiqit, e quan “kërcënim” bashkëpunimin Kosovë–Shqipëri–Kroaci

Duke ndjekur retorikën e Beogradit zyrtar, Milorad Dodik, president...

Ryva po shkëlqen në këtë veshje me stil

Këngëtarja dhe aktorja, Ryva Kajtazi është një nga emrat...

Evropa ka “mbase edhe gjashtë javë karburant për avionë”, paralajmëron shefi i IEA-s

Evropa ka “ndoshta edhe gjashtë javë rezervë të karburantit...

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është në një gjendje “goxha të vështirë”.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij belg në Prishtinë.

Konjufca kërkoi rikthim të mirëbesimit duke thënë se autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të jenë në burg.

“Dialogu sot ndodhet në një gjendje goxha të vështirë, në një gjendje goxha të vështirë për shkak të kësaj që e kam shpjeguar. Qysh kthehet njëfarë lloj atmosfere minimale, minimale e mirëbesimit? Nuk po lypi diçka kurrgjë të jashtëzakonshme, por po them që minimale është që kryerësit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, këta duhet të përfundojnë në burg. Këta duhet me qenë prapa grilave. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot” u shpreh ai.

Edhe qysh i shohim sot që veprojnë në Serbi. Kjo është elementare, kjo është bazike, shtoi më tutje ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz