Rexhep Selimi po kërkon nga Gjykata që t’ia mundësojë lirimin me kusht. Në emër të tij, avokati David Young ka parashtruar një kërkesë në drejtim të gjyqtarit, Nicollas Guillou, e cila përmbanë 14 faqe dhe 51 pika gjithësej.
14 faqe arsyetime i ka dorëzuar në gjykatë avokati i Rexhep Selimit, David Young. Aty artikulohen faktet se pse sipas mbrojtjes Selimi duhet të lirohet me kusht nga paraburgimi. Ashtu siç raportoi lajmi.net, kësaj kërkese të mbrojtjes i është bashkuar edhe kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili i ka dorëzuar një letër gjyqtarit të procedurës paraprake, në të cilën i ka kërkuar atij që ta marrë për bazë kërkesën për lirim të Selimit, shkruan lajmi.net.
Mirëpo përveç Kurtit, letër në Gjykatën Speciale në lidhje me lirimin e Rexhep Selimit, kanë dorëzuar edhe dy persona të tjerë.
Shyqri Nimani, që vetën e ka prezentuar si artist dhe profesor universitar, në letrën e tij ka thënë se Rexhep Selimin e ka fqinj. Ai ka përshkruar Rexhep Selimin si një njeri që ka reputacion solid për veprën e tij atdhetare.
Madje, ndonëse kjo mund të jetë krejtësisht jo-relevante, ai i ka treguar gjyqtarit francez se Rexhep Selimi “i bije mirë çiftelisë”.