BallinaLajmePas dy infermierëve të spitalit të Gjakovës, edhe një mjek del pozitiv...

Pas dy infermierëve të spitalit të Gjakovës, edhe një mjek del pozitiv me coronavirus

Të ngjajshme

Zhduket një femër në Lipjan, policia nis hetimet

Një femër është raportuar e zhdukur në Dobranjë të...

Protesta në të gjithë SHBA-në kundër Donald Trumpit

Qytete anembanë SHBA-së janë mobilizuar për protestat “No Kings”...

AAK thërret konferencë për media të dielën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  ka njoftuar se nesër...

KEDS-i me punime në rrjet, në këto zona nesër ka reduktime

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Në mesin e 28 personave që dje dolën pozitiv me coronavirus në Kosovë, është edhe një mjek i spitalit të Gjakovës.

Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda spitalit ‘Isa Grezda’, ka mësuar se njëri nga pesë punonjësit e spitalit, të izoluar ditë më parë nën dyshimin se ishin të infektuar me coronavirus, pas bërjes së testeve, ka dalë pozitiv.

Ky është rasti i tretë me coronavirus në këtë spital, pas dy infermierëve, burrë e grua.

Izolimi i i pesë punonjësve të spitalit të Gjakovës kishte ardhur, pasi fillimisht një infermier i këtij spitali ishte konstatuar se ishte prekur me Covid 19. Ky infermier që kishte pasur kontakt me këngëtarin Muhamet Sejdiu, ishte person kontakti me pesë punonjësit e spitalit.

Në Kosovë, vetëm dje janë konstatuar 28 persona që kanë dalë pozitiv me coronavirus, ndërsa në total numri ka shkuar në 61 të prekur. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz