back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePas Dardan Molliqajt, edhe Aida akuzon LDK-në dhe Vetëvendosjen

Pas Dardan Molliqajt, edhe Aida akuzon LDK-në dhe Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt...
- Advertisement -

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputetja e Partisë Social Demokratike (PSD), Aida Dërguti ka folur rreth iniciativës së PSD-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për platformën e dialogut, Kosovë-Serbi në Bruksel.

Dërguti tha se LDK-ja dhe VV-ja, nuk i dhanë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të tillë.

Sipas saj, mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson presidentit të vendit Hashim Thaçit, shkuarjen në Bruksel ashtu siç ka bërë gjithmonë.

“Mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson Hashim Thaçit, shkuarjen e tij siç ka bërë gjatë këtyre viteve. Duke mos pasur konsensus brenda, Thaçi ka përfunduar qoftë në pozicionin e kryeministrit duke shkuar vet, duke bërë e nënshkruar marrëveshje për të cilat më vonë kemi pasur kokëçarje të mëdha. LDK dhe VV-ja nuk na i ka dhënë nënshkrimet. Përgjigja iu takon atyre pse nuk na i kanë dhënë nënshkrimet”, ka thënë Dërguti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz