back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePas bukës, edhe këto dy produkte do t'i gjeni me çmime më...

Pas bukës, edhe këto dy produkte do t’i gjeni me çmime më të larta

Të ngjajshme

Pas ngritjes së çmimit të bukës, ditëve të fundit në tregun e Kosovës janë ngritur me përqindje shumë më të madhe çmimet e patates dhe qepës.

Deri sa më parë një kilogram e qepës së bardhë në dyqane shitej për 0.40 apo 0.50 centë, tani një kilogram shitet deri në 1.19 euro. Kurse qepa e kuqe, shitej nga 0.60 deri në 0.75 centë, tani një kilogram shitet për 1.29 euro.

Çmimi është ngritur edhe për patate. Një kilogram patate shitet nga 1 euro, deri në 1.19 euro.

Çmime të larta të këtyre produkteve ushqimore që janë të domosdoshme dhe të përditshme, janë edhe në tregun me shumicë, raporton KosovaPress.

Patatet dhe qepët, krahas dredhëzës, janë tre produktet bujqësore që kultivohen më së shumti në Kosovë. Madje shumë herë kultivuesit janë detyruar që t’i hedhin në mbeturina këto produkte, pasi nuk kishin treg për t’i shitur.

Ngritja e çmimeve ka ndodhur disa javë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Të Fundit

Sport

ShowBiz