BallinaLajmePublikohen pamjet, ja si ndodhi grabitja në pompën e derivateve

Publikohen pamjet, ja si ndodhi grabitja në pompën e derivateve

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Dje janë arrestuar për grabitje të armatosur i dyshuari me inicialet A. N dhe Sh. K, të dy kanë pranuar se kanë kryer veprën penale. Ndërsa, në këtë rast ka qenë i përfshirë edhe një person, të cilit gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, iu është gjetur arma automatike Kallashnikov.

KosovaPress ka siguruar video në momentin që ka ndodhur grabitja në rastin e grabitjes me armë në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit. Po ashtu, KosovaPress mëson se dy të arrestuarit janë ndaluar në fshatin Komoran dhe nga ky rajon janë të gjithë të dyshuarit.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

“Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy  lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar një pushkë e gjatë automatike , një revole ,  një çantë,  disa rroba , kapuç , doreza etj gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Videon mund ta shikoni këtu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz