IKSHPK me rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta
dp

Lexo edheHaradinaj propozon që partitë t’ia vazhdojnë mandatin për President Hashim Thaçit: Është nder për ne si shqiptarë

IKSHPK rekomandon pirjen e shpeshtë të ujit dhe shmangien e pijeve me sheqer e alkool. Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në hije dhe t’i kufizojnë daljet në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.
Po ashtu, rekomandohet veshja e rrobave të lehta, përdorimi i kremit kundër rrezeve dhe mbrojtja e kokës e syve.
IKSHPK kërkon kujdes të veçantë për të moshuarit dhe apelon që fëmijët të mos lihen as për pak minuta në automjete.
Në rast të lodhjes, marramendjes ose dhimbjes së kokës, qytetarët këshillohen të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Lexo edheHaradinaj propozon që partitë t’ia vazhdojnë mandatin për President Hashim Thaçit: Është nder për ne si shqiptarë
Sot, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të jenë mes 11 dhe 15 gradë, ndërsa maksimale mes 32 dhe 38 gradë celsius.