Tym i madh nga oxhaku, banorët alarmojnë për ndotjen, KEK: Periudhë e shkurtër, kërkojmë mirëkuptim
dp

Lexo edheHamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron

Një re e madhe tymi është parë sot duke dalë nga një oxhak i termocentralit në Obiliq, duke ngritur shqetësime te banorët për cilësinë e ajrit.
Një banor i zonës i cili ka dërguar fotografinë Gazetës Express është shprehur i shqetësuar për ndotjen dhe ndikimin në shëndetin e banorëve. Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të monitorojnë situatën dhe të marrin masa për të parandaluar ndotjen e ajrit.
KEK sot në njoftimin për rikthimin në funksion të njësisë A4 tha se gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë./Express/

Lexo edheHamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, Kosova nuk harron