BallinaLajmeParalajmërohen vërshime në Kosovë

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Deri në fund të kësaj jave, në Kosovë do të vazhdojnë reshjet e shiut. Po ashtu, nga këto reshje në vend mund të ketë edhe vërshime

Këtë e ka thënë për Gazetën Express eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj thotë se nga reshjet e shiut, mund të ketë edhe vërshime të intensitetit të dobët.

“Ka një shkallë të rrezikut se mund të ketë edhe vërshime të intensitetit të dobët, në ato vende që janë të dëmtuara nga rrjedhja e lumenjve, meqenëse lumenjtë e Kosovës 99 për qind janë lumenj rrëke, e lëshojnë territorin  e vendit tonë. Prandaj Republika e Kosovës e ka këtë specifikë që është kulmi i Gadishullit Ballkanik sa i përket rrjedhjes së lumenjve”, thotë Tahirsylaj

Tahirsylaj thekson se intensiteti i reshjeve të shiut do të ndryshojë.

“Ky mot do të zgjasë deri në fund të javës, por nga mesi i javës intensiteti i reshjeve nuk do të jetë i njëjtë, pastaj përsëri do të ketë reshje.  Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes në shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekondë dhe kjo situatë është e pranueshme si për florën njëkohësisht edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz