Para ndeshjes kundër Izraelit, vashat “helvetike” mbajnë një minut heshtje për viktimat në Gaza

Kombëtarja e femrave të Zvicrës ka mbajtur një minutë heshtje gjatë stërvitjes së fundit para ndeshjes ndaj Izraelit, në kujtim të viktimave të luftës në Gaza.
Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) publikoi një fotografi të ekipit të mbledhur në mesin e fushës, shkruan Indeksonline
“Futbolli përfaqëson respektin dhe lojën e ndershme. Ne jemi të përkushtuar ndaj paqes dhe flasim hapur kundër dhunës ndaj civilëve dhe kundër konflikteve në të gjithë botën.”
Football stands for respect and fair play. We stand for peace and against violence towards civilians and conflicts around the world. pic.twitter.com/vP0NgdeIfZ
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) October 8, 2026

Lexo edhe“Çdo ditë gati për Kombëtaren A”, Hekuran Berisha po shkëlqen: I kënaqur me paraqitjet, por s’duhet ndalur!
Kapitenia Lia Walti tha se vendimi ishte diskutuar nga e gjithë skuadra dhe stafi, duke theksuar se qëllimi nuk ishte të bëhej një deklaratë mediatike.
“Nuk kishte të bënte kurrë me bërjen e një deklarate për median. Përkundrazi, kishte të bënte me ne si ekip që shprehnim simpatinë dhe mendimet tona për ata që preken”, u shpreh Walti.
Zvicra dhe Izraeli përballen në ndeshjen e parë të play-off-it për Kupën e Botës, ndërsa futbollistet zvicerane tashmë janë fokusuar te sfida në fushë./Indeksonline/














