back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPamje nga një operacion antidrogë në një plazh të Anglisë, kapen 15...

Pamje nga një operacion antidrogë në një plazh të Anglisë, kapen 15 milionë paund kokainë

Të ngjajshme

Një operacion antidrogë i forcave britanike zbuloi një sasi të madhe kokainë me vlerë rreth 18 milionë paund në bregdetin e Cornwall-it, në jugperëndim të Anglisë.

Ngjarja ndodhi në shtator të vitit të kaluar, kur një skaf i dyshimtë u pikas nga roja bregdetare britanike. Pas një ndjekjeje prej 28 miljesh detare, skafi u përplas në breg dhe tre persona tentuan të arratisen nëpër rërë, por u arrestuan në vend.

Pamjet janë bërë publike nga mediat britanike vetëm ditën e djeshme 2 Gusht.

Në skaf ndodheshin Peter Williams, një peshkatar anglez, Scott Johnston nga Hampshire dhe Edwin Yahir Tabora Baca, një shtetas kolumbian. Ata kishin hedhur në det 11 pako me kokainë, gjashtë prej të cilave u rikuperuan.

Hetimet zbuluan se kjo ishte pjesë e një skeme të quajtur “Asdo”, ku anije të mëdha nga Amerika Latine hedhin drogën në det, e më pas skafistët e organizatave kriminale britanike e mbledhin për ta futur në vend përmes zonave të qeta të plazheve.

Në operacion ishin përfshirë edhe tre burra nga Essex që prisnin në tokë për të marrë drogën dhe për ta shpërndarë në Londër dhe zonat përreth. Një tjetër i dyshuar, Alex Fowlie, e kishte blerë skafin për 70 mijë paund dhe ishte organizatori kryesor.

Shtatë persona janë arrestuar dhe katër prej tyre janë dënuar tashmë për trafik droge. Të tjerët do të dalin para gjykatës më 21 gusht.

- Advertisement -

Të Fundit