back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditShkodër/ Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6-të...

Shkodër/ Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6-të gëzhoja

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul.

Denoncimi në polici është bërë nga një banor i zonës një ditë më parë (2 gusht).

Pas njoftimit uniformat blu kanë nisur kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja.

Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Të Fundit