BallinaLajmePamje nga arrestimi i të dyshuarave në rastin “Haraçi”

Pamje nga arrestimi i të dyshuarave në rastin “Haraçi”

Të ngjajshme

Arrestohet një çift në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

Në djalë i moshës së mitur nga Lipjan është...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 389 gjoba trafiku janë shqiptuar në...

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dy person.

Në video shihet momenti gjatë arrestimit të njërit nga dy të dyshuarit në lagjen Veternik në njërën nga qendrat tregtare në Prishtinë.

Në përgjigjen e dhënë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për gazetën “Bota sot” thuhet se janë arrestuar në flagrancë një zyrtar policor dhe një qytetar me dyshimin të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.

“Operacioni i koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, njëri zyrtar policor i cili ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative kurse i dyshuari tjetër një qytetar.

IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak. Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke nisur edhe zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë”, thuhet në përgjigjen e IPK.

Gjithashtu, në përgjigjen e IPK-së thuhet se Prokuroria ka vendosur masa e ndalimit për 48 orë për dy personat e arrestuar.

“Si rezultat i zbatimit me sukses të masave fshehta nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se është kryer vepra penale e “Detyrimit”, sot kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e IPK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz