back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëSulm në Nju Jork, katër të vdekur e tre të plagosur

Sulm në Nju Jork, katër të vdekur e tre të plagosur

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Policia e Nju Jorkut ka njoftuar se katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ka ndodhur në Brooklyn.

Një zëdhënës i policisë amerikane tha se zyrtarët policorë i janë përgjigjur një telefonate të banorëve të lagjes “Weeksville” në Brooklyn. Kur policët shkuan në vendin e ngjarjes, aty i gjetën trupat e pajetë të katër personave.

Policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast, ndërsa në mesin e personave të plagosur janë dy burra dhe një grua. Raportohet se ata gjenden jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet nuk kanë ndonjë informacion për motivin e mundshëm të këtij sulmi apo për ndonjë person të dyshuar.

Raportohet se sulmi ndodhi në një klub social, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz