Pacolli: Nëse Gjuriq hynë në Kosovë, do të arrestohet
03
Lexo edhePolicia: Ministrit serb ju lejua hyrja në Kosovë, por ai me vetë dëshirë u kthye në Serbi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se nëse zyrtarët serbë, Marko Gjuriq dhe Nebojsha Stefanoviq hynë në Kosovë pa leje paraprake ata do të arrestohen.
Pacolli, në një postim të tij para pak minutash në Facebook, ka shkruar se Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje për hyrje në Kosovës, por i është revokuar, derisa thotë se Marko Gjuriq nuk ka pasur asnjëherë, shkruan Periskopi.
“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!”, ka shkruar Pacolli.

Lexo edhePolicia: Ministrit serb ju lejua hyrja në Kosovë, por ai me vetë dëshirë u kthye në Serbi
Aktualisht mbi 200 forca policore të njësisë elite “ROSU” janë te kufiri me Serbinë për ta parandaluar hyrjen ilegale të zyrtarëve serbë në Kosovë.