BallinaLajmePolicia: Ministrit serb ju lejua hyrja në Kosovë, por ai me vetë...

Policia: Ministrit serb ju lejua hyrja në Kosovë, por ai me vetë dëshirë u kthye në Serbi

Të ngjajshme

Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës z.Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi.

Vizita e lejuar e z.Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar  në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz