BallinaLajmePacolli: MPB-në nuk e lëshojmë, aty do të emërohet ministri ynë

Pacolli: MPB-në nuk e lëshojmë, aty do të emërohet ministri ynë

Të ngjajshme

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Pas kërkesës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Flamur Sefaj i Aleancës Kosova e Re sot ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Kjo kërkesë e Haradinajt erdhi pas arrestimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë javën e kaluar si dhe deportimin e tyre për në Turqi, shkruan Indeksonline.

Sefaj para pak çastesh ka pranuar të jap dorëheqje, duke thënë se ai nuk ishte faktor vendimmarrës për arrestimin e turqve dhe se vetëm e ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën e AKI-së.

Ndërkaq, pavarësisht dorëheqjes së Sefajt, AKR-ja do të mbetet në koalicion me PAN-in.

Zyrtarë në Aleancën Kosova e Re thonë se kjo ministri u takon prapë atyre.

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli në një prononcim për Indeksonline ka treguar se kush do ta udhëheq tani këtë ministri.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme prapëseprapë i takon AKR-së së Behgjet Pacollit.

“Ajo ministri është e AKR-së dhe ne veçse e kemi atje një zëvendësministër për ta zëvendësuar atë (Sefajn). Nuk kam informata nëse partia ka vendos për ndonjë emër tjetër”, ka thënë Pacolli.

Deri në emërimin e ministrit të ri, sipas Pacollit u.d ministër do të jetë Abdulselami Shkodra i AKR-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz