BallinaLajmeOVL-UÇK ndëron Musa Mehen – njeriun që shëroi plagët në ditët më...

OVL-UÇK ndëron Musa Mehen – njeriun që shëroi plagët në ditët më të vështira të luftës

Të ngjajshme

Tottenham mban gjallë shpresat për të shpëtuar, barazon ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 ndaj Tottenham Hotspur...

Rilindja 1974 e prezanton trajnerin e ri pas largimit të Faruk Statovcit

KF Rilindja 1974 prezanton Granit Dervishollin si trajner të...

Immobile tregon arsyen se pse e refuzoi Milanin: Ishte e vështirë t’i thoja “jo”

Ciro Immobile ka zbuluar se Milani bëri një përpjekje...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Gavi i lumtur me rikthimin, e quan “baba” Hansi Flickun

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, rikthehet në fushë pas një...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Skenderaj, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, organizoi sot ceremoninë e vendosjes së një pllake përkujtimore në Kullën e Musa Mehes, në Lagjen Meha.

Kjo kullë mbetet një simbol i rezistencës dhe përkushtimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi aty u ofrua ndihmë mjekësore për ushtarët e UÇK-së, përfshirë trajtimin e të plagosurve dhe shpërndarjen e barnave.

Infermieri Musa Meha, me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, kontribuoi në mënyrë të çmuar për përballimin e vështirësive të kohës së luftës, duke shpëtuar jetë dhe forcuar qëndrueshmërinë e luftëtarëve të lirisë.

Postimi:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Skenderaj, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, sot në Lagjen Meha, përkatësisht në Kullën e Musa Mehes, bëri vendosjen e një pllake përkujtimore.

Në këtë Kullë gjatë luftës u ndihmuan të plagosurit, dhe iu janë dhënë barna për shërimin e ushtarëve të UÇK-së. Musa Meha, me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim, u ofroi ndihmë mjekësore të plagosurve dhe kontribuoi në mënyrë të çmuar në përballimin e vështirësive të kohës së luftës.

E gjithë Lagjja Meha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, u radhit me krenari përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllimin e vetëm: fitoren e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut!

Me respekt,

Emin Lati

Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,
Dega Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz