BallinaLajmeOpsionet nëse PAN-i dështon më 3 gusht

Opsionet nëse PAN-i dështon më 3 gusht

Të ngjajshme

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Njohësi i çështjeve politike dhe kushtetuese Mazllum Baraliu ka treguar se cilat janë situatat potenciale po që se PAN-i dështon ta votojë herën e parë kandidatin për kryeparlamentar.

“Nëse nuk votohet propozimi i parë, atëherë varet krejt a do të jetë kuorumi i seancës dhe a do të ketë më shumë se 61 deputetë të pranishëm për të votuar apo mund të ndodhë që para se të votohet të ketë mosvotim apo edhe dalje nga seanca e segmenteve të caktuara të klasës politike”, ka nënvizuar ai, transmeton zeri.info.

Opsioni tjetër sipas Baraliut ka të bëjë me ndërprerjen e seancës për konsultim të partisë, e cila propozon kandidatin për kryekuvendar.

“Mund të ketë ndërprerje të seancës sepse ndoshta i duhet një kohë partisë, e cila e ka të drejtën që ta japë propozimin për kryetar Kuvendi, që të konsultohet në Kryesi dhe në Grup Parlamentar”, ka shtuar ai, transmeton zeri.info.

Baraliu më tutje ka thënë se PAN-i ka të drejtë që ta ripropozojë disa herë kandidatin po që se nuk zgjidhet herën e parë e po ashtu ka të drejtë edhe ta ndërrojë të nominuarin e tyre për këtë pozitë. Kurse analisti politik Imer Mushkolaj ka vlerësuar se nëse PAN-i i siguron votat, Qeveria mund të votohet të njëjtën ditë kur edhe pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz