Operacion i gjerë i Policisë së Kosovës, kontrollohen 43 lokale: Hasen punëtorë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia
01

Lexo edheAmbasadori i Kosovës në Tiranë: S’ka garanca që “Open Balkan” ndjek dhe zbaton frymën e BE’së, prandaj s’bëhemi pjesë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.
Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës.
Operacioni i lartcekur ka rezultuar me aktivitetet dhe të gjeturat si në vijim./gazetametro.net

Lexo edheAmbasadori i Kosovës në Tiranë: S’ka garanca që “Open Balkan” ndjek dhe zbaton frymën e BE’së, prandaj s’bëhemi pjesë

