back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajme“One Billion Rising” më 14 shkurt në Prishtinë kundër dhunës ndaj gruas

“One Billion Rising” më 14 shkurt në Prishtinë kundër dhunës ndaj gruas

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Fushata vetëdijesuese mbarëkombëtare “One Billion Rising” apo “Një Miliard në Këmbë” do të organizohet edhe këtë vit për të katërtën herë në Kosovë. Me 14 shkurt, nga ora 11:00-13:00, sheshi i kryeqytetit do të jehojë nga muzika, performancat dhe marshi i bashkuar nga gratë dhe burrat që e dënojnë shfrytëzimin e grave.

Nikoqir i këtij organizimi nga ky vit do të jetë Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis në bashkëpunim me Cel Kosovo, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Kosovar Youth Council – KYC (Këshilli Rinor Kosovar), PEN – Peer Educators Network, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) të cilat padyshim do të sjellin një frymë ndryshimi.

“Më 14 shkurt 2017, në gjithë botën organizohet fushata “One Billion Rising”, si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë një miliard gra dhe vajza”, thuhet në njoftimin për media të Artpolis.

“Çdo shkurt ne ngrihemi në qindra vende të botës, për t’i treguar komuniteteve tona lokale dhe botës se si duken një miliard gra dhe vajza, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat çdo ditë përballen. Ne ngrihemi përmes vallëzimit për të shprehur gëzimin dhe komunitetin dhe për të festuar faktin se ne nuk jemi të mposhtura nga kjo dhunë. Ne ngrihemi që të tregojmë se jemi të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes – atë ku dhuna do të rezistohet deri sa të jetë e paparamendueshme”, përfundon njoftimi i Artpolis.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz