BallinaLajmeNxënësit e Prishtinës përjashtohen nga shkolla pas 30 mungesave të paarsyeshme

Nxënësit e Prishtinës përjashtohen nga shkolla pas 30 mungesave të paarsyeshme

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Në gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, në Prishtinë katër nxënës vetëm brenda këtij gjysmëvjetori i kanë bërë nga 28 mungesa të paarsyeshme, ndërsa dy nxënës të tjerë i kanë bërë mbi 30 mungesa të paarsyeshme.

Të gjithë këta nxënës janë maturantë.

Kjo ka shtyrë që Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës të marrë vendim që nxënësve me 30 mungesa të paarsyeshme, t’u humbet e drejta për të vijuar procesin mësimorë për një vit të tërë, raporton KTV.

Madje, nxënësve që i kanë grumbulluar gjithë këto mungesa brenda këtij gjysmëvjetori, do t’u humbet e drejta t’i mbajnë provimet klasore.

Ilmi Reçica, drejtori i gjimnazit, ka thënë se me forma të ndryshme janë munduar t’ua bëjnë nxënësve atraktiv mësimin.

Sipas tij, ky vendim është i mirë, pasi maturantët janë të pjekur për të vendosur për veten.

Ai u ka lënë faj edhe prindërve që nuk po tregojnë kujdes për fëmijët e tyre.

Këtë vendim e ka mirëpritur edhe drejtori i gjimnazit “Sami Frashri”. Sipas tij, nxënësve u janë dhënë shumë të drejta.

E njohësi i çështjeve arsimore, Argjend Osmani, ka thënë se politikat arsimore nuk po zhvillohen si duhet, në mënyrë që nxënësit t’i mbajnë të lidhur për mësim, e jo t’i largojnë prej tij.

Në një përgjigje me telefon drejtori i Arsimit i komunës së Prishtinës, Jonuz Salihaj, ka thënë se ky vendim është marrë pasi nuk mund të tolerohet që nxënësit në shkollat e mesme të kenë më shumë se 30 mungesa të paarsyeshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz