BallinaLajmeNxënësi i një shkolle në Mitrovicë bën për spital 11 nxënës të...

Nxënësi i një shkolle në Mitrovicë bën për spital 11 nxënës të klasës

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Arrestimi i të dyshuarit të mitur, nxënës i një shkolle në Mitrovicë, është bërë nga ana e hetuesve policorë, mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara se sot rreth orës 09:30, derisa i dyshuari ndodhej në shkollë brenda në klasën e mësimit kishte hedhur një sasi sprej ku si pasojë (11) njëmbëdhjetë nxënës të kësaj klase kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Pas tretmanit të marrë në spital nxënësit janë liruar. Ndërsa në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar spreji të cilin dyshohet se e ka përdorur.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘përdorim i armës  apo mjetit të rrezikshëm’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz