back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeNuman Baliq edhe para dy vjetësh ishte akuzuar për ngacmim seksual të...

Numan Baliq edhe para dy vjetësh ishte akuzuar për ngacmim seksual të një 17 vjeçareje

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është mjeku që u denoncua mbrëmë për tentim dhunimin e një paciente e Spitalit të Pejës, raporton Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Një nënë nga Peja ka vetëm 6 muaj që ka lindur fëmijën, por shpejt i kanë dalë probleme pa e marrë veten mirë.

Përveç që u desh të shkonte për të birin në Spitalin e Pejës, për të cilin u kujdes për 16 ditë me radhë, ajo po pretendon se u përball me një sulm seksual, shkruan Reporteri.net.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar se mjeku kujdestar i Spitalit të Pejës dyshohet se ka tentuar ta dhunojë seksualisht gruan, duke e futur në zyrën e tij dhe duke mbyllur më pas derën me çelës. Sipas informacioneve, ai e ka kapur për dore, i ka ofruar kokën tek qafa dhe ka provuar për ta mbështetur për muri.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Baliq kishte qenë i akuzuar për ngacmim seksual.

Më 12 shtator të vitit 2018, ish ministri ishte akuzuar nga një 17 vjeçare për abuzim seksual. Ai dyshohej se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

17 vjeçarja e cila po ndiqte mësimet praktike në Spitalin e Pejës kishte akuzuar ish-ministrin për ngacmim seksual. Atë kohë, Baliq kishte akuzuar kundërshtarët politikë për montim të rastit.

Në gusht të vitit të kaluar, Baliq kishte njoftuar se është liruar nga akuzat për ngacmim seksual.

Përveç se ish-Ministër në vitin 2003, Numan Baliq, ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë (2007 -2010). /Reporteir.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz