back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeNuk mund të hyni në Mal të Zi pa test për koronavirus

Nuk mund të hyni në Mal të Zi pa test për koronavirus

Të ngjajshme

Bashkëpunëtorja e Shemit vjen me një dedikim prekës pas vdekjes së këngëtarit

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”,...

Takimi Osmani–Landau, në qendër dialogu Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi mes palëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Zëvendës...

Xhavit Haliti, i vetmi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që garon për deputet

Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së. Pas...

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...
- Advertisement -

Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj.

- Advertisement -

Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për koronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë.

Në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë, autoritetet malazeze kanë vendosur të zgjasin orarin e punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 3.930. Prej tyre 73 kanë vdekur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz