Një shtëpi në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme, ku flakët kanë kapluar kulmin e objektit.
Lidhur me rastin ka folur zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, i cili ka bërë të ditur se zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe se nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Ai ka njoftuar se Brigada e Zjarrfikësve ka pranuar informacionin për zjarrin në një shtëpi në Mati 1, në rrugën Xheladin Hana, në orën 10:55.
“Ekipet kujdestare menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes, ku aty kanë vërejtur se çatia e shtëpisë ka qenë e përfshirë nga zjarri. Me njëherë është intervenuar nga ekipet e zjarrfikësve, të cilët, në një kohë shumë të shpejtë, duke treguar profesionalizëm, kanë bërë të pamundur që zjarri të mos shpërndahej”, tha Shkodra.


